// Vijojnë trajnimet për rritjen e kapaciteteve të Njësive të Pushtetit Vendor në lidhje me mundësitë për të përfituar nga fondet e Bashkimit Evropian
Projekti i OSFA “Fuqizimi i kapaciteteve të shoqërisë civile dhe administratës lokale për përvetësimin e fondeve të BE-së” vazhdon turin e trajnimeve në bashkëpunim me ASPA-n (Shkolla Shqiptare e Administratës Publike) për të ndihmuar njësitë e pushtetit vendor në lidhje me procedurat e aplikimit për fondet e BE-së.
Synimi i Projektit është rritja e informacionit dhe kuptimit sa më të mirë të mekanizmave financiare të BE-së, si dhe asistenca e drejtpërdrejtë për të forcuar kapacitetet e njësive të pushtetit vendor dhe shoqërisë civile në shkrimin e projekt-propozimeve në kuadër të Thirrjeve të BE-së.
Ky komponent i trajnimeve i cili ka filluar në 2015-ën, po zbatohet me sukses edhe këtë vit duke e bërë ndërhyrjen edhe më praktike pasi trajnimet janë organizuar paralelisht me thirrjet e hapura për propozime në kuadër të fondeve të IPA-s, Bashkëpunimi Ndërkufitar.
Aktualisht trajnimet e radhës që do të zhvillohen gjatë muajit nëntor – dhjetor 2016, si pjesë e kurrikulës që po prezantohet në të gjitha rajonet e Shqipërisë janë si vijon:
- Qarku Elbasan më datë 24 Nëntor 2016,
- Qarku Pogradec më datë 25 Nëntor 2016,
- Qarku Vlorë më datë 9 Dhjetor 2016.
Këto trajnime targetojnë pushtetin lokal të rajoneve përkatëse por në rast se ka të interesuar nga organizatat e shoqërisë civile ju lutem kontaktoni në: contact@euforalbania.info
Ju Faleminderit