// Trajnimi i zhvilluar për Qarkun e Lezhës - 13 / 14 Shkurt 2017

  • Posted on: 20 February 2017
  • By: admin

Në datat 13-14 Shkurt 2017, në mjediset e bashkisë Lezhë u zhvillua trajnimi me temë: “Si të përfitojnë institucionet lokale nga asistenca financiare e Bashkimit Evropian,” organizuar nga Shkolla shqiptare e Administratës Publike (ASPA), Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, “SOROS,” dhe Ministria e Integrimit Evropian. Trajnimi kishte për qëllim t’u ofronte pjesëmarrësve njohuri dhe informacione konkrete mbi si këto institucione mund të përfitojnë nga asistenca financiare e BE-së për të realizuar projekte që nxisin zhvillimin jo vetëm në Bashkitë e tyre por edhe në të gjithë qarkun. Në të morën pjesë 10 pjesëmarrës të cilët vinin nga drejtoritë e politikave të zhvillimit ekonomik, nga njësitë e integrimit, nga drejtori të financës-buxhetit, etj. Trajnimi ngjalli interes të gjerë tek pjesëmarrësit dhe rezultoi mjaft interaktiv.