// Trajnimi i Dytë mbi Procedurat e Aplikimit për Fondet e BE-së
Në kuadër të modulit të dytë të trajnimeve të organizuara në përputhje me objektivat e Projektit të OSFA “Fuqizimi i kapaciteteve të shoqërisë civile dhe administratës lokale për përvetësimin e fondeve të BE-së” ju bëjmë me dije që:
Në datat 18-19 Korrik 2016 në qarkun Korcë do të organizohet në bashkëpunim me Shkollën Shqiptare të Administratës Publike Trajnimi i dytë dy-ditor lidhur drejtpërdrejt me thirrjet e hapura për propozime të BE-së.
Trajnimi do të organizohet në Pogradec në ambjentet e Hotel Perla në datat 18-19 Korrik 2016, ora 9:30, ku do te marrin pjesë përfaqësues të bashkive Maliq, Pogradec, Devoll, Pustec, Kolonjë dhe Këshilli i Qarkut Korcë. Ky trajnim do të fokusohet në Procedurat e Aplikimit për Thirrjet për Propozime në kuadër të Fondeve të Bashkimit Evropian duke u përqëndruar në Thirrjen e hapur për Propozime IPA BNK Greqi-Shqipëri 2014-2020.
Këto trajnime targetojnë pushtetin lokal të rajoneve përkatëse por në rast se ka të interesuar nga organizatat e shoqërisë civile ju lutem kontaktoni në: contact@euforalbania.info
Ju Faleminderit