// TRAJNIMET E ZHVILLUARA GJATË VITIT 2016

  • Posted on: 14 December 2016
  • By: admin

Projekti i OSFA “Fuqizimi i kapaciteteve të shoqërisë civile dhe administratës lokale për përvetësimin e fondeve të BE-së”, ka vazhduar edhe përgjatë vitit 2016 programin e tij të trajnimeve me Njësitë e Pushtetit Vendor në të gjithë vendin, për ti orientuar ato mbi përthithjen e asistencës financiare që ofrohet pikërisht nëpërmjet këtyre fondeve.

Në sajë të këtyre trajnimeve janë rritur kapacitetet e më shumë se 150 përfaqësuesve të pushtetit lokal. Gjithsej janë zhvilluar 8 kurse trajnimi 1-2 ditore ku janë trajnuar 153 nëpunës nga 48 Njësitë e Qeverisjes Vendore si më poshtë:

  1. Në datën 14-15 Korrik 2016 u zhvillua trajnimi për Qarkun e Vlorës në mjediset  e Bashkisë Vlorë. Në të morën pjesë punonjës nga Bashkitë Vlorë, Delvinë, Himarë, Konispol, Finiq, Selenicë, këshilli i Qarkut Vlorë, Agjencia e Zhvillimit Rajonal. Gjithsej në këtë trajnim morën pjesë 45 persona.

  2. Në datën 18-19 Korrik 2016 u zhvillua në qytetin e Pogradecit trajnimi për Qarkun e Korçës, Trajnimi u zhvillua në ambientet e Hotel Perla. U përfaqësuan punonjës nga Bashkitë Korçë, Maliq, Pogradec, Devoll, Pustec, Kolonjë, Këshilli i Qarkut Korçë. Gjithsej në këtë trajnim morën pjesë 18 persona.

  3. Në datën 5-6 Tetor 2016 u zhvillua trajnimi për Qarkun e Beratit, në ambientet e Hotel Tomorit në Berat. Grupi i synuar i këtij trajnimi përbëhej nga punonjës të të gjitha njësive administrative të Qarkut Berat (Skrapar, Poliçan, Ura Vajgurore, Kuçovë). Gjithsej në këtë trajnim morën pjesë 26 persona. 

  4. Në datën 14-15 Nëntor 2016 u zhvillua një tjetër trajnim për Qarkun e Durrësit në ambientet e Hotel Premium në Durrës. Në trajnim, grupi i synuar përbëhej nga punonjës prej të gjitha njësive administrative të Qarku Durrës, Shijak, Krujë, si dhe 1 nëpunëse nga Qarku Vlorë. Në të morën pjesë gjithsej 15 persona.

  5. Në datën 16-17 Nëntor 2016 u zhvillua trajnimi për Qarkun Shkodër dhe Lezhë. Ky trajnim u zhvillua në qytetin e  Shkodrës në ambientet e Hotel Colosseu. Në të morën pjesë gjithsej 29 punonjës nga të gjitha njësitë administrative të dy qarqeve. 

  6. Në datën 24 Nëntor 2016 u zhvillua trajnimi për Qarkun e Elbasanit, në mjediset e Hotel Skampi në Elbasan. Në trajnim, target grupi përbëhej nga Bashkitë e Elbasanit, Belshit, Cërrikut, Gramshit, Librazhdit, Përrenjasit, Peqinit. Në të morën pjesë gjithsej 19 persona. 

  7. Në datën 25 Nëntor 2016 u zhvillua trajnimi follow-up për Qarkun Korçe, sërish në qytetin e Pogradecit, në ambientet e Hotel Perla. U përfaqësuan  punonjës nga Bashkitë Korçe, Maliq, Pogradec, Devoll, Pustec, Kolonjë dhe Këshilli i Qarkut Korçe. Gjithsej në këtë trajnim  morën pjesë 16 persona .

  8. Në datën 9 Dhjetor 2016 u zhvillua trajnimi follow-up për Qarkun e Vlorës, në ambientet e Hotel Partner në Vlorë. Në këtë trajnim morën pjesë punonjës nga Bashkitë Vlorë Delvinë Himarë Konispol Finiq Selenicë, këshilli I qarkut Vlorë, agjencia e zhvillimit rajonal. Gjithsej morën pjesë 16 persona. 

Një përmbledhje mbi çfarë u përfitua nga këto trajnime:

Trajnimi aftësoi punonjësit e njësive me njohuritë mbi mekanizmat e financimit të BE-së. Ata u futën më në brendësi të hapave dhe procedurave të nevojshme për të përfituar nga të gjitha programet në kuadër të Instrumentit IPA si dhe Programeve të Unionit.

Njësitë e qeverisjes lokale u  testuan për njohuritë e tyre mbi programet e bashkëpunimit ndërkufitar dhe trans-nacional si dhe thirrjeve për projekte. 

Në këto trajnime u mësua se: 47% e të trajnuarve, nuk kishin njohuri paraprake mbi programet, mënyrat e aplikimit, dhe institucionet partnere; 23% e nëpunësve, kishin informacion, por nuk kishin praktikuar të shkruarin e një projekti; 22 % kishin informacion të mjaftueshëm, dhe vetëm 8% kishin aplikuar për projekte.

Gjithashtu, u zhvillua një prezantim i detajuar i Programeve të Unionit me të gjithë elementët e paketës së aplikimit, partnershipit, dhe  formatin e aplikimit.

Pjesëmarrësit u ndanë në grupe pune, sipas profilit të bashkive, dhe nën monitorimin e trajnerit, filluan të punojnë për të shkruar një projekt-propozim të suksesshëm.

Trajnimi ishte interaktiv dhe në fund u dizenjua nga çdo grup një draft-projekt rajonal duke bërë oponencën grupet/eksperti. Të gjithë pjesëmarrësit kishin interes të veçantë për trajnimin, duke bërë shumë pyetje dhe duke shpërndarë eksperiencat midis tyre. Pjesëmarrësit ishin punonjës nga drejtoritë e buxhetit, drejtoritë e zhvillimit, drejtoritë e projekteve dhe shumica me profesione dhe ekspertize si: juristë, ekonomistë, arkitektë, etj. Pjesëmarrësit arritën jo vetëm të përftojnë informacion në lidhje me fondet e BE-së por edhe të vënë në praktikë njohuritë e tyre nëpërmjet ushtrimeve praktike. Trajnimet janë organizuar në kohën kur thirrjet e Programit IPA BNK të BE-së ishin të hapura dhe interesi për të marrë pjesë e për t’u angazhuar gjatë trajnimeve ka qenë shumë i madh. 

Gjithashtu, duke pasur parasysh se reforma territoriale dhe zgjedhjet e vitit të kaluar kanë sjellë gradualisht ndryshime në konfigurimin e bashkive të reja dhe stafeve përkatëse, organizimi i këtyre trajnimeve ka qenë mjaft i domosdoshëm për të plotësuar njohuritë apo dhënë informacion në lidhje me mënyrën e funksionimit të mekanizmave financiare të BE-së. Po kështu, përpara trajnimeve pjesëmarrësit janë shprehur se kanë pasur informacion shumë të pakët apo nuk janë trajnuar më parë në lidhje me këto tematika. Mendohet se ngushtimi i këtij hendeku informacioni është arritur nëpërmjet organizimit të trajnimeve në 2 faza: Gjatë vitit 2015 me informacione të përgjithshme dhe gjatë vitit 2016 me informacione specifike mbi thirrjet e hapura dhe zhvillimin e projekteve, çka ka forcuar kapacitetet dhe ka rritur njohuritë e bashkive duke i bërë më aktive në pjesëmarrjen e tyre në thirrjet për propozime.