// TRAJNIMET E ZHVILLUARA GJATË VITIT 2015
Në kuadër të projektit të OSFA “Fuqizimi i kapaciteteve të shoqërisë civile dhe administratës lokale për përvetësimin e fondeve të BE-së”, gjatë vitit 2015 janë organizuar një sërë trajnimesh me Njësitë e Pushtetit Vendor në të gjithë vendin, për ti orientuar ata pikërisht mbi përthithjen e asistencës financiare që ofrohet nëpërmjet këtyre fondeve.
Në sajë të këtyre trajnimeve janë rritur kapacitetet e 100 përfaqësuesve të pushtetit lokal. Gjithsej u zhvilluan 4 kurse trajnimi dy ditore. U trajnuan 100 nëpunës nga 27 Njësitë e Qeverisjes Vendore si më poshtë:
1. Trajnimi i datës 10-11 Dhjetor 2015 u zhvillua në mjediset e Bashkisë Shkodër. Morën pjesë punonjës nga Bashkitë Shkodër, Vau I Dejës, Koplik, Pukë, Fushë-Arrëz, dhe Malësi e Madhe. Gjithsej u certifikuan 20 persona.
2. Trajnimi i datës 3-4 Dhjetor 2015 u zhvillua në Qarkun Korçë. U përfaqësuan punonjës nga Bashkitë Korçë, Pogradec, Kolonjë, Maliq, Pustec dhe Devoll. Gjithsej u certifikuan 22 persona.
3. Trajnimi i datës 25-26 Nëntor 2015 u zhvillua në Qarkun Vlorë. Në trajnim morën pjesë punonjës nga te gjitha njësitë administrative të qarkut Vlorë si p.sh. Bashkia Vlorë, Delvinë, Selenicë, Sarandë, Finiq, Konispol dhe Himarë. Gjithsej u certifikuan 26 persona.
4. Trajnimi i datës 19-20 Nëntor 2015 u zhvillua për Qarkun Gjirokastër. Në trajnim, morën pjesë punonjës nga Qarku Gjirokastër, Prefektura Gjirokastër, Bashkia Gjirokastër, Dropull, Memaliaj, Libohovë, Përmet, Këlcyrë dhe Tepelenë. Gjithsej u certifikuan 26 persona.
Një përmbledhje mbi çfarë u përfitua nga këto trajnime:
Trajnimet u organizuan në bashkëpunim me ASPA-n (Shkolla Shqiptare e Administratës Publike) duke siguruar një pjesëmarrje maksimale jo vetëm nga bashkitë, por edhe nga qarqet e prefekturat. Pjesëmarrësit, 94 përfaqësues të stafeve të bashkive nga 26 bashkitë e reja, shprehën rëndësinë e aktiviteteve të tilla dhe vullnetin për të marrë pjesë në të tjera trajnime me tema specifike për shkrimin konkret të projekt propozimeve. Stafet e bashkive gjithashtu kërkuan që trajnime të tjera të shoqërohen edhe me takime për të krijuar partneritete mes bashkive brenda e jashtë vendit, si dhe për të bashkëpunuar më ngushtë me shoqërinë civile.
Gjatë trajnimeve u diskutua edhe rëndësia e organizimit të takimeve për shkëmbimin e përvojës me bashkitë e tjera në vendet fqinje.
Rezultatet e përfituara prej këtij trajnimi specifik janë:
- Një nivel më i lartë informacioni mbi procesin e integrimit dhe asistencën financiare që ofrohet në kuadër të tij.
- Kapacitete njerëzore të informuara mbi prioritetet dhe procedurat e programeve të financuara nga BE-ja.
- Përdorimi i gjetjeve mbi nevojat dhe përfytyrimet e publikut në politikë-bërje dhe fushatat e komunikimit.
- Numër i rritur i ekspertëve të trajnuar dhe të përfshirë në planifikimin e projekteve të BE-së.
- Koordinim i përmirësuar, rritje e kontakteve dhe formave të komunikimit.
- Përshtatje më efektive mes prioriteteve sektoriale, kombëtare dhe atyre të BE-së.