// Trajnim mbi procedurat e aplikimit për fondet e BE-së në kuadër të thirrjeve të hapura për propozime
Në kuadër të trajnimeve të organizuara në përputhje me objektivat e Projektit të OSFA “Fuqizimi i kapaciteteve të shoqërisë civile dhe administratës lokale për përvetësimin e fondeve të BE-së” ju bëjmë me dije që:
Trajnimet e radhës që do të zhvillohen gjatë muajit Nëntor 2016, si pjesë e kurikulës që po prezantohet në të gjitha rajonet e Shqipërisë janë si vijon:
Qarku Tiranë - Durrës më datë 14-15 Nëntor 2016, ora 9.00 në mjediset e Hotel Premium Beach, Durrës (Golem)
Qarku Shkodër - Lezhë më datë 16-17 Nëntor 2016, ora 9.00 në mjediset e Hotel Colosseo, Shkodër
Këto trajnime targetojnë pushtetin lokal të rajoneve përkatëse por në rast se ka të interesuar nga organizatat e shoqërisë civile ju lutem kontaktoni në: contact@euforalbania.info
Ju Faleminderit