// Trajnim mbi Procedurat e Aplikimit për Fondet e BE-së

  • Posted on: 1 July 2016
  • By: admin

Projekti i OSFA “Fuqizimi i kapaciteteve të shoqërisë civile dhe administratës lokale për përvetësimin e fondeve të BE-së”, ka hyrë në fazën e dytë të zbatimit për periudhën 2016.

Në kuadër të Komponentit të Trajnimeve, në bashkëpunim me ASPA-n, është parashikuar një modul i dytë me përfaqësues të pushtetit vendor të qarqeve kryesore të Shqipërisë dhe organizatat e shoqërisë civile, lidhur drejtpërdrejt me thirrjet e hapura për propozime të BE-së. Qëllimi i trajnimeve është dhënia e  informacionit të plotë dhe njohurive të nevojshme për programet e BE-së me qëllim rritjen e kapaciteteve  për të aplikuar në këto programe dhe përgatitur projekt propozime cilësore nga partnerët shqiptarë.

Trajnimi i parë dy-ditor do të organizohet në Vlorë në datat 13-14 Korrik 2016 në mjediset e Bashkisë Vlorë me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të bashkive nga i gjithë qarku. Trajnimi do të fokusohet në Procedurat e Aplikimit për Thirrjet për Propozime në kuadër të Fondeve të Bashkimit Evropian duke u përqëndruar në Thirrjen e hapur për Propozime IPA Bashkëpunimi Ndërkufitar Greqi-Shqipëri 2014-2020.

Këto trajnime targetojnë pushtetin lokal të rajoneve përkatëse por në rast se ka të interesuar nga organizatat e shoqërisë civile ju lutem kontaktoni në: contact@euforalbania.info   

Ju Faleminderit