// Thirrjet
Programi Evropa për Qytetarët ka shpallur 2 thirrje të reja në kuader të Networks of Towns/Rrjetëzimi i Qyteteve dheTown Twinning/Binjakëzimi i Qyteteve - raundi i dyte.
Afati per dorezimin e aplikimeve eshte data 3 shtator 2018.
Për detajet e thirrjeve mund të konsultoheni në linqet në vijim:
Networks of Towns 2018 - raundi 2:
https://eacea.ec.europa.eu/europe-for-citizens/funding/networks-towns-2018-round-2_en
COSME - Programi i Evropës për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme 2014 - 2020 vijon të mbajë hapur thirrjen për propozime me temë “Mbështetja e Zhvillimit dhe Promovimit të Produkteve të Turizmit Tematik Trans-nacional: Shfrytëzimi i Sinergjive ndërmjet Turizmit dhe Industrive Kulturore dhe Kreative”
Në vijim të njoftimit për shpalljen e Thirrjes së Dyte për Projekt-Propozime të Programit Interreg Adriatiko-Jonian (ADRION) ju bëjmë me dije se Eventi i Lançimit te Thirrjes do të zhvillohet ditën e mërkurë më datë 11 Prill 2018, në ambientet e Hotel Tirana International, në Tiranë.
Eventi do të fillojë në orën 10.00 dhe parashikohet të zgjasë deri në orën 14:45.
Programi i Bashkëpunimit Territorial INTERREG Adriatiko - Jonian 2014-2020 (ADRION) ka shpallur thirrjen e dytë për projekt-propozime në kuadër të Aksit Prioritar nr. 2 të Programit: Rajon i Qëndrueshëm.
Objektivat specifike të këtij aksi prioritar konsistojnë në:
Që prej muajit gusht 2009, Bashkimi Evropian ka financuar ngritjen e kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi përmes mekanizmave rajonale të tilla si "Asistenca Teknike për Organizatat e Shoqërisë Civile (TACSO)" të zbatuara si pjesë e Instrumentit të Ndihmës për Shoqërinë Civile – Civil Society Facility (CSF).
Programi për ‘Punësim dhe Inovacion Social’ në përputhje me strategjinë ‘Evropa 2020’ dhe me ‘Strategjinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive 2014-2020’ synon trajtimin e problemit të papunësisë së të rinjve, sigurimit të mbrojtjes së të drejtave të punëtorëve dhe nxitjen e inovacionit social dhe ekonomik nëpërmjet mbështetjes së reformave.
Në kuadër të objektivave të mësipërme, EaSi vijon të publikojë thirrje të reja për propozime në portalin e tij ku aktualisht janë hapur 4 thirrje të reja për propozime në fushat e mëposhtme:
Programi Jean Monnet mbështet projektet dedikuar mësimdhënies dhe kërkimeve në lidhje me procesin e integrimit evropian. Ky program mbështet projektet dhe profesorët, përmes aktiviteteve kryesore si kurseve akademike, kërkimit shkencor, konferencave dhe botimeve në fushën e studimeve të BE-së.
HORIZON 2020 ka publikuar tashmë një data bazë ‘H2020 Dashboard’ të detajuar me Statistikat në lidhje me projektet e H2020, projektet e financuara dhe pjesëmarrësit.
Ky informacion do t’ju ndihmojë që të familjarizoheni me rezultatet e projekteve të financuara dhe historitë e suksesit në kuadër të H2020, por do të shërbejë gjithashtu për të mundësuar kontakte me aplikantë të suksesshëm dhe partnerë të rinj të interesuar kundrejt këtij programi.
Programi Evropa për Qytetaret – Europe for Citizens, ka hapur 4 thirrje të reja për propozime, ndër të cilat 2 i dedikohen bashkive dhe 2 të tjera shoqërisë civile.
Thirrjet synojnë nxitjen e bashkëpunimit ndërmjet qytetarëve dhe organizatave nga vende të ndryshme të Evropës, zhvillimin e ndjenjës së përkatësisë në idealet e përbashkëta Evropiane si dhe nxitjen e procesit të integrimit evropian nëpërmjet promovimit të demokracisë dhe pjesëmarrjes aktive qytetare.
Thirrjet e hapura për Shoqërinë Civile
Portali i Pjesëmarrësit (Participant Portal) është portali më i madh i BE-së nga ku mund të merrni thirrjet më të fundit që shpallën, ndërmjet të tjerash dhe thirrjet në kuadër të HORIZON 2020 për të 3 shtyllat kryesore të tij:
- ‹ paraardhëse
- 2 of 6
- në vazhdim ›