// THIRRJE PËR PJESËMARRJE
TRAJNIM: RRITJA E KAPACITETEVE TË ORGANIZATAVE RINORE DHE TË RINJVE NË APLIKIMIN E PROJEKTEVE TË BE-SË
8-9-10 QERSHOR, 2020
Organizata EuroPartners Development në bashkëpunim me Fondacionin për Zhvillimin e Mirditës dhe organizatën Zëri Qytetar Lushnjë, në kuadër të projektit “Të Rinjtë Shqiptarë për Integrimin në BE”, financuar nga Bashkimi Evropian po ndërmarrin një seri trajnimesh me titull “Rritja e kapaciteteve të organizatave rinore dhe të rinjve në aplikimin e projekteve të BE-së.
Trajnimet kanë për qëllim rritjen e njohurive dhe aftësive të organizatave rinore lidhur me përfshirjen e tyre në aplikimin e projekteve të Bashkimit Evropian. Gjithashtu ju mundëson atyre të përfitojnë në mënyrë efektive nga mundësitë e financimit të BE-së, duke inkurajuar angazhimin e tyre në procesin e integrimit evropian.
Trajnimi i parë do të zhvillohet në Tiranë në datat 8-9-10 Qershor, 2020 përmes platformës online ZOOM.
Shprehni interesin tuaj për pjesëmarrje mund të rregjistroheni në linkun e mëposhtëm brenda datës 3 Qershor, 2020:
https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSeAUjgj4sWmYwFf_AX5nHEBKYMTRfKm...
Për pyetje apo paqartësi mund të kontaktoni në: blerta.tuci@europartners.al