// Organizohen Trajnimet e Raundit të Tretë për Rritjen e Kapaciteteve të Njësive të Pushtetit Vendor në lidhje me mundësitë për të përfituar nga fondet e Bashkimit Evropian
Projekti i OSFA “Fuqizimi i kapaciteteve të shoqërisë civile dhe administratës lokale për përvetësimin e fondeve të BE-së” vazhdon turin e trajnimeve në bashkëpunim me ASPA-n (Shkolla Shqiptare e Administratës Publike) për të ndihmuar njësitë e pushtetit vendor në lidhje me procedurat e aplikimit për fondet e BE-së.
Synimi i Projektit është rritja e informacionit dhe kuptimit sa më të mirë të mekanizmave financiare të BE-së, si dhe asistenca e drejtpërdrejtë për të forcuar kapacitetet e njësive të pushtetit vendor dhe shoqërisë civile në shkrimin e projekt-propozimeve në kuadër të Thirrjeve të BE-së.
Komponent i trajnimeve i cili ka filluar në 2015-ën, po zbatohet me sukses edhe këtë vit duke e bërë ndërhyrjen edhe më praktike pasi trajnimet janë organizuar paralelisht me thirrjet e hapura për propozime në kuadër të fondeve të BE-së.
Aktualisht trajnimet e radhës që do të zhvillohen gjatë muajit Qershor 2017, si pjesë e kurrikulës që po prezantohet në të gjitha rajonet e Shqipërisë, janë si vijon:
Qarku Dibër më datë 29 Maj 2017,
Qarku Kukes më datë 30 Maj 2017,
Qarku Fier më datë 1 Qershor 2017, dhe
Qarku Përmet më datë 2 Qershor 2017
Këto trajnime targetojnë pushtetin lokal të rajoneve përkatëse, dhe, në rast se ka të interesuar nga organizatat e shoqërisë civile ju lutem kontaktoni në: contact@euforalbania.info
Ju Faleminderit