// Lehtesi Integrimi BE

Instrumenti i BE-së për Integrimin (EU Integration Facility) është pjesë e programit të veprimit IPA 2014, komponent i Integrimit në BE. Ky instrument synon të mbështesë administratën shqiptare në zbatimin e reformave në lidhje me Acquis të BE-së, të rrisë dialogun me Shoqërinë Civile në procesin e aderimit të Shqipërisë në BE dhe të forcojë kapacitetet administrative për të koordinuar sektorët e reformave, si dhe për të lëvizur drejt qasjes sektoriale.

Procesi i konsultimit për hartimin e Udhëzuesit për Aplikantët ka përfunduar dhe thirrja e parë për propozime pritet të shpallet gjatë tremujorit të parë të vitit 2016.

Për më tepër klikoni këtu