// IPA II (2014 - 2020)
IPA II vendos një kornizë të re për ofrimin e ndihmës së para-anëtarësimit për periudhën 2014-2020 duke pasur një fokus më strategjik. Dokumentat Strategjike Kombëtare (Country strategy papers) janë dokumentat specifike të planifikimit strategjik të bëra për çdo përfitues për periudhën 7-vjeçare. IPA II synon reformat në kuadër të sektorëve të paracaktuar dhe alokon për Shqipërine një vlerë indikative prej rreth 649.4 milion Euro. Këta sektorë mbulojnë fusha të lidhura ngushtë me strategjinë e zgjerimit, të tilla si demokracia dhe qeverisja, sundimi i ligjit ose rritja dhe konkurrueshmëria. Një qasje e tillë sektoriale promovon reforma të strukturuara të cilat do të ndihmojë të transformimin e një sektori të caktuar duke e sjellë atë në përputhje me standardet e BE-së. Kjo lejon një lëvizje drejtë një asistence më të shënjestruar, duke siguruar efikasitetin, qëndrueshmërinë dhe duke u përqëndruar në rezultate.
IPA II gjithashtu lejon një përdorim më sistematik të mbështetjes buxhetore ndaj sektorëve. Së fundi, ajo i jep më shumë peshë matjes së performancës: treguesit e dakordësuar me përfituesit do të ndihmojnë për të vlerësuar se në çfarë mase janë arritur rezultatet e pritura.
Programet e reja në të cilat Shqipëria merr pjesë në perspektivën IPA II në kuadër të bashkëpunimit ndërkufitar dhe transnacional dhe tek të cilat mund të aplikojë shoqëria civile, janë 8:
1. Programi IPA BNK Shqipëri - Kosovë (IPA CBC Albania - Kosovo)
Buxheti total: 10 Mln € (Nga të cilat rreth 8.5 mln € kontribut i BE dhe 1.5 mln € bashkë-financim nga vëndet përfituese)
Prioriteti 1: Mbrojtja e mjedisit, përshtatja dhe zbutja e ndryshimeve të klimës, parandalimi dhe menaxhimi i riskut
Prioriteti 2: Turizmi dhe trashëgimia kulturore dhe natyrore
Prioriteti 3: Rinia dhe arsimi me një fokus në gjenerimin e punësimit
Rajonet përfituese Shqiptare: Rajoni Kukës, perfshire Kukës, Has dhe Tropoje. Rajoni Lezhe, perfshire Lezhe, Mirdite dhe Kurbin
Për më tepër klikoni këtu
2. Prorgami IPA BNK Mali i Zi - Shqipëri (IPA CBC Montenegro - Albania)
Buxheti total: Afersisht 14 Mln € (Nga të cilat 12 mln € kontribut i BE, 2 Mln € bashkë-financim nga vëndet përfituese)
Prioriteti 1: Nxitja e turizmit dhe trashëgimisë kulturore dhe natyrore
Prioriteti 2: Mbrojtja e mjedisit, nxitja e përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike dhe zbutjen, parandalimin dhe menaxhimin e rrezikut
Prioriteti 3: Promovimi i punësimit, lëvizjes së fuqisë punëtore dhe përfshirjes sociale dhe kulturore përtej kufirit
Prioriteti 4: Asistencë Teknike
Rajonet përfituese Shqiptare: Shkodra, Lezha dhe rrethi i Tropojës
Për më tepër klikoni këtu
3. Programi IPA BNK Maqedoni - Shqipëri (IPA CBC Macedonia - Albania)
Buxheti total: Afersisht 14 Mln € (Nga të cilat 12 mln € Kontribut i BE, 2 Mln € bashkë-financim nga vëndet përfituese)
Prioriteti 1: Nxitja e turizmit, kulturës dhe trashëgimisë natyrore
Prioriteti 2: Rritja e konkurrencës, biznesit, tregtisë dhe investimeve
Prioriteti 3: Mbrojtja e mjedisit, nxitja e përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike dhe zbutjen, parandalimin dhe menaxhimin e rrezikut
Prioriteti 4: Asistenca Teknike
Rajonet përfituese Shqiptare: Dibra, Elbasani, Korca
Për më tepër klikoni këtu
4. Programi IPA BNK Greqi - Shqipëri (IPA CBC Greece - Albania)
Buxheti total: Rreth 42 Mln € (Nga të cilat 36 Mln € kontribut i BE dhe 6 mln € bashkë-financim nga vëndet përfituese)
Prioriteti 1: Promovimi i mjedisit, transportit të qëndrueshëm dhe infrastrukturës publike
Prioriteti 2: Nxitja e rritjes së ekonomisë lokale
Prioriteti 3: Asistenca Teknike
Rajonet përfituese Shqiptare: Korca, Gjirokastra, Vlora, Berati
Për më tepër klikoni këtu
5. Programi Trilateral Itali - Shqipëri - Mali i Zi (Trilateral Programme Italy - Albania - Montenegro)
Buxheti total: Rreth 93 mln € (Nga të cilat 79 Mln € kontribut i BE - ERDF dhe IPA - ndërsa pjesa tjetër bashkë-financim nga vendet përfituese)
Prioriteti 1: Forcimi i bashkëpunimit ndërkufitar dhe rritjen e konkurrueshmërisë së SME-ve
Prioriteti 2: Menaxhimi i duhur i trashëgimisë natyrore dhe kulturore në rajonet kufitare
Prioriteti 3: Mbrojtja e mjedisit, menaxhimi i riskut dhe strategjia e karbonit të ulët
Prioriteti 4: Përmirësimi i bashkëpunimit dhe ndërlidhjes ndërmjet vendeve ndërkufitare dhe promovimi i sistemeve të qëndrueshme të transportit.
Rajonet përfituese Shqiptare: E gjithë Shqipëria
Për më tepër klikoni këtu dhe këtu
6. Programi Transnacional Ballkan - Mediterranean (Interregional Programme Balkan-Med)
Buxheti total: Rreth 40 Mln € (Nga të cilat 28 mln € kontribut i ERDF, 5 mln € kontribut i IPA dhe pjesa tjetër bashkëfinancim nga vëndet përfituese)
Prioriteti 1: Nxitja e sipërmarrjes dhe inovacionit
Prioriteti 2: Mbrojtja e mjedisit
Vëndet pjesmarrëse: Greqia, Bullgaria, Qipro, Shqipëria, Maqedonia
Për më tepër klikoni këtu
7. Programi Transnacional Adriatiko-Jonian 'ADRION'
Buxheti total: Rreth 99 Mln € (Nga të cilat 83 mln € kontribut i ERDF dhe 16 mln € kontribut prej IPA)
Prioriteti 1: Mbështetje për zhvillimin e një sistemi inovacioni në rajonin Adriatiko-Jonian
Prioriteti 2: Ruajtja, promovimi dhe zhvillimi i trashëgimisë natyrore dhe kulturore si dhe ruajtja e biodiversitetit dhe ekostemeve
Prioriteti 3: Rritja e kapaciteteve në transport dhe shërbime në zonën Adriatioko-Joniane
Prioriteti 4: Mbeshtetje për zbatimin e EUSAIR (Strategjisë së Bashkimit Evropian për rajonin Adriatiko-Jonian)
Vëndet pjesmarrëse: Italia, Greqia, Sllovenia, Kroacia, Shqipëria, Mali i Zi, Serbia, Bosnja
Për më tepër klikoni këtu
8. Programi Transnacional Mediteranean 'MED' (Interregional Programme MED)
Buxheti total: Rreth 233 Mln € (Nga të cilat 224 mln € kontribut i ERDF dhe 9 mln € kontribut prej IPA)
Prioriteti 1: Promovimi i kapaciteteve inovative për një zhvillim cilësor e të qëndrueshëm
Prioriteti 2: Fuqizimi i strategjive për reduktimin e karbonit dhe rritjen e eficencës energjitike në territorin e MED
Prioriteti 3: Mbrojtja dhe promovimi i burimeve natyrore dhe kulturore të Mesdheut
Prioriteti 4: Fuqizimi i kuadrit të bashkepunimit dhe njësimit të qasjes ndaj sfidave të përbashkëta në teritorin e MED
Vëndet pjesmarrëse: Qipro, Franca, Greqia, Italia, Malta, Portugalia, Sllovenia, Spanja, Mbretëria e Bashkuar, Kroacia, Shqipëria, Mali i Zi, Bosnja & Herzegovina
Për më tepër klikoni këtu