// IPA I & II

Që prej datës 1 Janar 2007, Instrumenti për Asistencën e Para-Aderimit (IPA) përfaqëson mekanizmin e ri financiar, i cili ndihmon në zbatimin e një sërë aktivitetesh dhe nismash në vendet me perspektivë anëtarësimi në BE. Ky instrument ka zëvendësuar instrumentat e ekzistues, si p.sh.: PHARE, ISPA, SAPARD, Instrumenti i Turqisë dhe CARDS, të cilët unifikohen nën një bazë të vetme ligjore në kuadrin e asistencës së para-aderimit.

IPA synon të japë mbështetje financiare dhe politike gjatë gjithë procesit të tranzicionit të vendeve me perspektivë europiane, deri në momentin e anëtarësimit të tyre në Bashkimin Evropian. Fondet IPA ndihmojnë vendet përfituese në ndërmarrjen e reformave politike dhe ekonomike, si dhe përgatitjen e tyre mbi të drejtat dhe detyrimet që rrjedhin nga anëtarësimi në BE. IPA ndihmon në forcimin e institucioneve demokratike dhe zbatimin e ligjit, në promovimin dhe respektimin e të drejtave të njeriut dhe të minoriteteve, në mbështjen dhe zhvillimin e shoqerisë civile, barazisë gjinore, në nxitjen e bashkëpunimit rajonal, në zhvillimin e qëndrueshëm, si dhe kontribuon në reduktimin e varferisë. Kjo asistencë ofron për qytetarët e shteteve aderuese mundësi më të mira për arritjen e standardeve të barabarta, sikurse ato që gëzojnë qytetarët e BE-së.

Për më tepër informacion klikoni këtu

Deri më sot ‘Programet e Bashkëpunimit Territorial’, në kuadër të fondet IPA, kanë njohur dy perspektiva financiare: IPA I (2007 - 2013), zbatimi i së cilës është në proces përfundimi, si dhe IPA II (2014 - 2020).