// BE për Ballkanin

Jeni të mirëpritur për të aplikuar për bursa studimi të financuara plotësisht në kuadër të të Programit EUROWEB të Bursave Erasmus Mundus!

EUROWEB+ është një program bursash të financuara nga Komisioni Evropian për studentët universitarë të niveleve master, doktoraturë dhe post-doktoraturë, si dhe për personelin universitar në pozicione akademike dhe administrative. Ky program bursash është një vazhdim i projektit EUROWEB të mëparshëm.

Në kuadër të Programit Transnacional Ballkan-Med ju bëjmë me dije se në portalin e programit janë publikuar sipas akseve prioritare rezultatet e vlerësimit të projekt propozimeve të thirrjes së 1rë për fazën administrative dhe lejueshmërinë. Projekt propozimet e listuara në tabelë janë vetëm ato të cilat kanë kaluar për fazën e 3të të vlerësimit. 

Për më shumë informacionin mund të klikoni në linkun e mëposhtëm:

Kriteri politik

Duke kapërcyer polarizimin e mëparshëm, Kuvendi i Shqipërisë miratoi me unanimitet ndryshimet kushtetuese për fillimin e një reforme të thellë dhe tërësore të sistemit të drejtësisë dhe përjashtimin e shkelësve penalë nga postet publike. Duke pasur parasysh zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme që do të mbahen në vitin 2017, Shqipëria pritet të miratojë në kohën e duhur ndryshimet e Kodit Zgjedhor dhe reformat që lidhen me të. Ato duhet të trajtojnë veçanërisht mungesën e paanësisë dhe profesionalizmit të administratës zgjedhore. Miratimi i ligjit për ngritjen e këshillit kombëtar për shoqërinë civile siguroi kornizën për konsultime më të strukturuara me organizatat e shoqërisë civile.